Një “Reds” më pak, Liverpool do të bëjë para me shitjen e Minamino-s

0

ANGLI – Liverpool ka gërvishtur xhepin e tij këtë verë për të inkorporuar Darwin Núñez. “Reds” duhet të paguajnë 75 milionë euro, plus 25 në variabla për të “lidhur” uruguajanin nga Benfica dhe tani ata duhet të shesin për të kompensuar operacionin në fjalë.

Kjo është arsyeja pse klubi anglez është gati të përfundojë shitjen e Takumi Minamino (27 vjeç) te Monaco. Mesfushori japonez do të sjellë 15 milionë euro në arkën e Liverpool-it, shifër kjo që mund të rritet edhe me 3 milionë në varësi të variablave.

“Reds” do të mbyllin kështu një operacion të dobishëm nga pikëpamja ekonomike, pasi kanë inkorporuar Minamino-n në janar të 2020-ës për 8.5 dhe tani do të fitojnë gati dyfishin e asaj që ka paguar.

Japonezi ka patur kontribut këtë sezon në ‘Anfield’, duke luajtur gjithsej 22 ndeshje, shumica prej tyre nga stoli, në të cilat ka shënuar 10 gola. Operacioni është në pritje të shqyrtimit përkatës mjekësor përpara nënshkrimit përfundimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu