Nga editori, infowebtv
Infowebtv është platforma e re mediatike që bëri dallimin në realitetin mediatik shqiptar.
Në më pak se një vit, kjo platformë ishte një histori suksesi, kjo falë vizionit të drejtoreshës Anisa Bahiti, por edhe punës së përkushtuar e me profesionalizëm të stafit.
Infowebtv ishte platforma që u harmonizua dhe u përshtat shpejt me internetin dhe teknologjinë dixhitale. Ky është një trend bashkëkohor pasi të gjitha platformat mediatike, përfshi edhe televizionet, sot kanë konverguar në internet.
Brenda pak muajsh në infowebtv, veç kronikave të përditshme me zë e figurë, startuan disa emisioni të cilat përfaqësonin të gjitha kategoritë e audiencës.
Emisioni i parë në Infowebtv ishte ‘InfoINSPIRIM’ me moderatore Melisa Koduzi. Ai startoi më 23 Janar 2021.
Më 29 Janar 2021 startoi emisioni ‘InfoFOCUS’ me moderator gazetarin Fatos Salliu.
Më 29 Mars 2021 startoi emisioni ‘Diell në Info’ me moderatorë Besjana Biçaku dhe Enes Molla.
5 Maj 2021 nisi emisioni ‘Color Zone’ me moderatore Kejsi Hyseni.
Më 20 Qershor 2021 filloi transmetimin emisioni ‘Sy e Vesh’ me moderatore Belinda Ruçaj.
Më 15 Tetor nisi “I Ftuari i Ditës” me moderatorë Belinda Ruçaj e Fatos Salliu.
Dhe më datë 23 Tetor 2021 nisi transmetimet ‘InfoART’, me gazetar Ersid Karaj.
Nuk janë pak në një hark kohor kaq të shkurtër!
Për Vitin e Ri ne kemi programacionin tonë nën moderimin e Vasilika Puka.
Por, ‘televizioni i së ardhmes’, siç kemi dëshirë ta quajme ne, nuk do ndalet me kaq. Është vetëm fillimi!
Gjatë vitit 2022 ne do vijmë me një programacion akoma më të larmishëm me synimin për të qenë sa më afër audincës dhe qytetarëve. Do jemi zëri dhe imazhi i tyre.
Në fund ne duam t’iu urojmë shëndet e mbarësi në familje tuaja. Një vit plot me paqe gëzime e mirësi!
Gëzuar Vitin e Ri 2022!