Misioni historik Artemis II i NASA është tashmë gati për nisje, duke shënuar rikthimin e njerëzimit drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh.
Ky do të jetë misioni i parë me astronautë që udhëton përtej orbitës së ulët të Tokës që nga epoka e programit Apollo. Katër astronautë do të nisen në një udhëtim rreth 10-ditor, duke fluturuar rreth Hënës dhe duke u kthyer sërish në Tokë.
Në bord do të jenë tre astronautë amerikanë dhe një kanadez, duke bërë historinë edhe për përfaqësimin: për herë të parë një grua dhe një person me ngjyrë do të udhëtojnë drejt kësaj zone të thellë të hapësirës.
Misioni nuk parashikon ulje në Hënë, por është një test kritik për sistemet e jetesës, navigimit dhe kontrollit të anijes “Orion”. Qëllimi? Të provohet në praktikë çdo gjë përpara misioneve të ardhshme që synojnë uljen e astronautëve në sipërfaqen hënore.
Anija do të arrijë deri në rreth 250 mijë milje larg Tokës, një distancë që e çon njerëzimin më thellë në hapësirë se kurrë më parë.
Artemis II është pjesë e një plani më të madh: rikthimi i qëndrueshëm i njerëzve në Hënë dhe ndërtimi i një pranie afatgjatë, me synimin final, një ditë, Marsi.





