VIDEO/Harta e re gjyqësore ‘dështim’ dhe kosto të dyfishuara për qytetarët, reagojnë avokatët në Elbasan

0

Kur kanë kaluar gati tre vite nga implementimi i hartës së re gjyqësore, avokatët në Elbasan deklarojnë se kjo reformë mbetet një dështim.Sipas avokatit Ilia Gugu , sot shërbimi gjyqësor jo vetëm që është larguar nga qytetarët, por këta të fundit, për një çështje civile, rrezikojnë të presin me vite . Bashkë me zgjatjen e proceseve është rritur edhe kostoja, pasi janë dyfishuar pagesat për avokatët që ndjekin çështjet.
Ndërkohë, problematikat vijojnë edhe në Gjykatën e Apelit, ku fluksi i lartë i çështjeve, si pasojë e mbylljes disa gjykatave në vend, ka sjellë vonesa dhe sorollatje për qytetarët. Avokati Demir Ciftja shpreh shqetësimin se mbyllja e gjykatave të apelit në disa rrethe ka detyruar që të gjithë proceset gjyqësore në apel ti drejtohen Tiranës .

Fluksi i lartë ka ndikuar edhe në cilësinë e vendimeve, ndërsa nga ana tjeter kostot për qytetarët janë rritur ndjeshëm.