AUSTRALI- Pamje të reja janë publikuar nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë, ku 12 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë mbetën të plagosur. Në pamje shihet momenti kur dy autorët janë në urë dhe po qëllojnë. Njëri thuhet se është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa tjetri, i cili është identifikuar si 24-vjeçari Navid Akram mori një plumb.
Në një çast njëri shihet i shtrirë mbi urë dhe nuk bën asnjë lëvizje, pasi është goditur për vdekje nga policia, kurse tjetri ngrihet për të vijuar sulmin, por merr edhe ai një plumb që e plagos rëndë. Paniku dhe situata ka qenë shumë e rëndë, teksa sulmi terrorist regjistron një masakër me 12 të vrarë dhe 29 të plagosur deri tani, përfshi dhe autorët.
Policia gjeti armë dhe lëndë eksplozive në makinën e autorëve, teksa dyshohet për një person të tretë. Një prej tyre ishte i skeduar dhe sulmi u krye gjatë kremtimit të festës së komunitetit hebre në Sidney, në zonën e plazhit Bondi. Mes viktimave një rabin e një fëmijë 10 vjeç.
The 2 dogs in Bondi Beach have been neutralised#bondibeach #bondi #Australia pic.twitter.com/pDYAW3iw7o
— Muhammad Ali Sahil 🇮🇳 علي ساحل (@amsahilofficial) December 14, 2025





