Njësitë e lëvizshme nisin vaksinimin në komunitet, Manastirliu: Sot mbërrijnë 18.720 vaksina Pfizer

0

Ka nisur në vendin tonë vaksinimi kundër COVID në komunitet për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë mundësi që të shkojnë në qendrat shëndetësore.

Vaksinimi me njësitë e lëvizshme ka nisur ditën e sotme nga zona e Shkozës në kryeqytet dhe do të vijojë më pas dhe në zona të tjera.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi këtë të hënë procesin e vaksinimit teksa bëhet e ditur se janë 7 njësi të lëvizshme që do të operojnë në Tiranë.

Pritet që sot në vendin tonë të mbërrijnë dhe 18.720 doza të tjera të vaksinës Pfizer ku brenda muajit gusht Shqipëria do të sigurojë një total prej 500 mijë dozash.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut:

Shkozë -Vaksinim, vaksinim, vaksinim derë më derë me njësitë e lëvizshme në komunitet, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit. Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu