Njihuni me lumin e pa zbuluar në Shqipëri që po i mahnit të gjithë

0

 

Nga Zhaklin Lekatari

Një nga vendet më pak të eksploruara në Shqipëri është pa asnjë dyshim, lumi i Gashit. I shpallur në vitin 1996 rezervë natyrore, ndodhet në rrethin e Tropojës, larg qendrave të banuara. Një pjesë e madhe e sipërfaqes së lumit, që është 3000 ha, mbulohet me bimësi apo pyje të virgjëra ahu, të cilët kanë lulëzuar të qetë e të patrazuar nga dora e njeriut.

Lumi i Gashit që ndodhet në parkun kombëtar të Valbonës është pjesë e trashëgimisë botërore të natyrës (UNESCO) pikërisht për pyjet e vjetra të ahut, të cilat fshehin në brendësi edhe faunën e rrallë.

Territori është i mbrojtur dhe për ta vizituar duhet ndjekur rruga automobilistike nga Bajram Curri në fshatrat Dragobi, Qerem, Markovcë, Rorkuz dhe Doberdol, ndërkohë që këtu ndiqet rruga këmbësore për në lumin e Gashit e cila zgjat 45 minuta.


Gjithashtu një tjetër shteg në rrugë këmbësore që çon në lumin e Gashit, është Tropoja e vjetër, duke kaluar përmes zonave, Degaj, Kanali i Gashit, Brodoshnicë, Qafa e Livadhit, Kusheticë dhe Doberdol. Guidat lokale mund të ju ndihmojnë dhe këshillojnë rrugën më pak të vështirë.


Pavarësisht se ndodhet në veri të vendit, lumi i Gashit, jeton ndikimet e klimës mesdhetarë të gjithë Shqipërisë, duke u bërë një tjetër xhevahir, në vendin tonë të bekuar nga bukuritë natyrore të larmishme dhe të veçanta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu