“Arctic Astronautic” është kompania finlandeze që ka planifikuar të lëshojë një satelit prej druri. Tingëllon paksa e çuditshme, por është e vërtetë.
Satelitët prej druri janë krijuar për komunikime më pak të komplikuara në radio dhe kanë aftësinë të dërgojnë mesazhe dhe fotografi në mbarë botën duke përdorur stacione portative në tokë.
Këto lloj satelitësh janë më pak të kushtueshëm dhe më miqësorë ndaj mjedisit.
Sateliti do të lëshohet në orbitë duke pëdorur raketën Electron.
infowebtv.com