Foto: Gramshi tek ju
Gramshi është i njohur si komunitet novator. Krahas cilësive të tjera si zgjuarsinë, mikpritjen, traditat, kulturën që kanë, shquhen edhe si shpikës.
Është një dhunti që i bën ata njerëz më praktikë. Duke shpikur pajisje në kushte rrethanore, ata lehtësojnë jetën e përditshme pa shumë shpenzime.
Kulmi i inovocionit në Gramsh arriti kur reparti zjarrfikës në këtë qytet, përshtati një kamion të ushtrisë si zjarrfikëse. Kamioni 4×4 ka avantazh me zjarrfikëset e tjera pasi mund të ngjitet edhe në lartësitë e maleve.
Së fundmi një qytetar ka përshtatur biçikletën si motorr. Ju do të mendoni se ka edhe të tjerë që e kanë bërë këtë!
Po, por secili ka “patentën” e vet të shpikjes. Jo të gjithë biçikletat janë përshtatur në motorr.
Ka fjalë se drejt “shpikësit” janë nisur kërkesa nga banorë të zonës për të përshtatur biçikletat e vjetra në motorrë.