Njihuni me Zonjën e Parë. Cila është bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj?

0

Një ditë më parë Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Shqipërisë.

Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati kreut aktual të Shtetit, Ilir Meta.

Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë?

Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

E lindur në vitin 1968, ajo ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.

Ndërsa sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.