Njoftimi i Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të një shtetasi

0

Gjykata e Elbasanit miraton kërkesën e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor për shpalljen fajtor të shtetasit Elton Kila

Elton Kila ishte dënuar vite më parë në Itali për lëndë narkotike, vendim që u njoh edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri ai u hetua nga krimi ekonomik për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale” që lidhet me dënimin në shtetin italian. Duket se pikërisht për këtë vepër ai është gjetur fajtor, ndaj Gjykata e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë.

Kohë më parë Elton Kilës iu dogjën disa makina luksoze në servisin e tij.

Njoftimi i Prokurorisë Elbasan

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan miratoi sot kerkesen e Prokurorise Elbasan per deklarimin fajtor te te pandehurit Elton Kila, i akuzuar per vepren penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Elton Kila u denua me 5 vjet burgim, pas perfitimit te uljes se denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar dhe sekuestrim te disa pasurive ne emer te tij dhe familjareve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu