Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët! Anulohen të gjithë fluturimet me Italinë

0

Aeroporti i Tiranës ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet drejt Italisë, për shkak të një greve nga personeli i trafikut ajror në shtetin fqinj.

TIA bën me dije se sot nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës në ikje, por edhe në ardhje.

Përjashtim e do të ketë vetëm për fluturimet e ambulancës, ato të kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare, ndërsa qytetarëve që kishin planifikuar një fluturim u kërkohet të komunikojnë me kompaninë e tyre për të mësuar statusin e fluturimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu