Njohje e pensioneve për shqiptarët e Greqisë si me Italinë? Rama tregon si mund të realizohet

0

Kryeministri Edi Rama foli zhvilloi një takim me shqiptarët e Greqisë në Athinë. Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit, Rama tha se me PS-në në pushtet vendi ynë do të anëtarësohet në BE brenda 2030.

Kryeministri foli ndër të tjera edhe për njohjen e pensioneve. Ai tha se për këtë ka 2 rrugë, e para të ndiqet procedura siç u bë me Italinë, dhe e dyta dhe më e thjeshta, me anëtarësimin e BE pasaporta shqiptare do jetë si ajo e Greqisë, e rrjedhimisht pensionet do të njihen mes dy vendeve.

“Të bëjmë atë që bëmë me italianët, por ka dhe një rrugë tjetër që të gjithë ju të votoni te nr 5 dhe ne njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE. Në momentin që bëhemi anëtarë të BE. Pasaporta kuqezi do jetë e mjaftueshëm dhe njësoj me pasaportën greke që nuk do ju duhet më fare.”- tha Rama.