Nuk dihet kë do të vriste, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Budva, i gjenden arsenal armësh e maska silikoni të fshehura në makinë

0

MALI I ZI- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Malin e Zi. Srpskainfo shkruan se i riu shqiptar dyshohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ai është arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit dhe dyshohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, por në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij nga Armenia. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe një tjetër bashkëpunëtor i tyre nga Armenia. Policia e Budvës mbrëmjen e djeshme ka vërejtur një automjet “VW Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska plaža”, të cilin e ka ndaluar për kontroll.

Pas ndalimit të mjetit, tre persona kanë dalë me shpejtësi dhe kanë tentuar që të largohen, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë. Në automjet u gjetën dy pistoleta ‘Glock’ me 19 fishekë secila, një pistoletë automatike ‘Scorpion’ me silenciator dhe 17 fishekë, dy maska ​​silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim. Hetimet janë në vijim e sipër, për të zbardhur rrethanat nën të cilat ishte planifikuar kryerja e kësaj vrasjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu