Nuk dinte tu përgjigjej pyetjeve për detyrat e shtëpisë, babai djeg për vdekje djalin 12-vjeçar

0

PASKISTAN- Një ngjarje e pazakontë dhe e tmerrshme ka ndodhur në Pakistan, ku një pakistanez i cili quhet Nazir dogji për vdekje djalin e tij 12-vjeçar, Shaheer Khan në banesën e tij në Karaçi. Kjo ka ndodhur për shkak se djali nuk mundi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me detyrat e tij në shkollë.

Shaheer Khan pësoi djegie të rënda më 14 shtator dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë. Sipas raportit, thuhet se Nazir ka derdhur vajguri mbi djalin e tij dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta trembur djalin që të kryente detyrat e shtëpisë, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe fëmija u përshi i gjithi nga flakët, raporton economictimes.

Duke dëgjuar britmat e djalit të saj, nëna Shazia hyri në dhomë dhe të dy prindërit hodhën batanije dhe rroba mbi fëmijën e djegur në një përpjekje për të shuar flakët, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator.

Ai i tha policisë se ai hodhi lëngun shumë të ndezshëm mbi fëmijën dhe ndezi një shkrepëse për ta trembur atë. Thuhet se Nazir pranoi krimin e tij pasi u arrestua pasi gruaja e tij ngriti një çështje kundër tij pas vdekjes së djalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu