“Nuk do ta shihni kurrë”, Billie Eilish zbulon ‘aksidentalisht’ tatuazhin e saj gjigand

0

Billie Eilish ka tronditur adhuruesit e saj dhe jo vetëm.Këngëtarja 19-vjeçare ka pozuar për revisten British Vogue, duke treguar format e saj trupore si kurrë më parë.

Eilish ka zbuluar një tatuazh të madh të zi që shtrihet nga kofsha e sipërme deri në mes të gjoksit të saj, edhe pse dizajni i saktë është i paqartë, shkruan InfoWebTV.

Më parë ajo e ka diskutuar tatuazhin në një intervistë me Vanity Fair, duke thënë :

“Nuk do ta shihni kurrë”.

Mesa duket, këngëtarja e cila shfaqej në publik vetëm me veshje të gjera, po ndryshon pak nga pak me shijimin e famës.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu