Nuk duron dot të dashurën e babait, 40-vjeçari kërkon të kthehet në burg, gjyqtari s’i realizon dëshirën

0

40-vjeçari kërkonte të mbyllej në qeli në mënyrë që të mos vijonte të jetonte me të atin dhe të dashurën e tij.

Efektivët italianë kanë mbetur të habitur kur janë përballur me kërkesën e veçantë të një 40-vjeçari që kërkoi të futej në burg. Corriere della Sera shkruan se 40-vjeçari kërkonte të mbyllej në qeli në mënyrë që të mos vijonte të jetonte me të atin dhe të dashurën e tij. Këtë të fundit, italiani e konsideron të padurueshme.

“Jam liruar me arrest shtëpie. Ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim. Është e padurueshme,”– tha ai para policëve italian ditën kur u largua nga shtëpia dhe u paraqit në komisariat.

Për katër muaj 40-vjeçari jetonte me të atin dhe partneren e tij të re.

Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari duke vërtetuar arrestimin e liroi dhe e ktheu në shtëpi. Per pasojë, 40-vjeçari s’i ka shpëtuar dot bashkëjetesës me të dashurën e të atit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu