‘Nuk e di se çfarë e pret sot’/ Olta Gixhari kërcënon hapur banorin e BBVIP (VIDEO)

0

Aktorja Olta Gixhari vazhdon të diskutojë debatin e saj me Gent Hazizin, duke i thënë banorëve se nuk sherret dhe zënkat nuk i japin kënaqësi ku dhe bëri një paralajmërim.

Gjatë një bisede me banorin, Ronaldo Sharka aktorja tha se Genti nuk e ka idenë se çfarë e pret dhe se ajo do e nxjerrë atë nga vetja.

“Ai se di çfarë e pret sot. Unë s’kam dhe kënaqësi të merrem me atë njeri, e di pse? Se atë unë e nxjerr nga vetja shumë shpejt. Ai s’të jep kënaqësi të merresh me atë sepse nuk lodhesh, bilës po mendoj ta lë për nesër fare”.