Nuk e gjeti dashurinë në Greqi, Aleksandros konkurrent në ‘Love Island Albania’

0

“Love Island Albania” do të nisë trasmetimin këtë të dielë, në TV Klan, nën moderimin e Luana Vjollcës. Sot janë zbuluar dhe konkurrentët e parë. Aleksandros vjen me një eksperiencë ndryshe nga konkurentët e tjerë për shkak se ka marrë pjesë në “Love Island Greece”, ku arriti që të shkonte deri në natën finale. Nuk ka gjetur dashurinë në Greqi, por vjen në kërkim të saj në “Love Island Albania”.
Ai dëshiron që ta përjetojë dhe njëherë eksperiencën e “Love Island”, por kësaj radhe në atdhe. Aleksandros është i njohur dhe në rrjetet sociale ku numëron mbi 43 mijë ndjekës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu