“Nuk e mat dot by*ën me mua”? Çfarë ka Luizi me Tean, debati Live

0

Luizi ka thënë se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, ai me siguri do të ishte çift me Tean. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar jo pak debat në shtëpi, ndërsa gjatë kësaj kohe ata herë janë shfaqur të afërt me njëri-tjetrin, herë kanë debatuar me tone të forta.

Hera e fundit kur ata debatuan ishte kur ai i tha se nuk i kupton marrëdhëniet e saj me djemtë.

Arbana: Ju që në hyrje ishit afër…

Tea: Po kemi ndenjur afër, por nuk jemi miq!

Arbana: Si e përjetove atë që të tha për raporte me djemtë?

Tea: Nuk më bën përshtypje, ai nuk ka argument dhe ofendon! Ai ka natyrë xheloze. Ai kërkon të ulë të tjerët! Tani sot ka ndenjur afër, por se dija që i ka thënë ato gjëra në dhomë të rrëfimit, ça janë ato mendere e madhe, që u dukam keq, këto janë shumë ofenduese! Kjo është pafytyrësi!

Luizi: Unë nuk të kam ofenduar, të jam përgjigjur. Unë nuk e imagjinoj me i fol një femre ashtu! Nuk jemi në Përputhen!

Arbana: Nuk ka asgjë të keqe të jesh në Përputhen! Ti a ke simpati ndaj saj?

Luizi: Unë e kam thënë, e kisha pas për nder të kisha në krah, por kam Kiarën andej për martesë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu