Nuk e pranojnë as kur u vetëofrohet, Ribery prek fundin: Nuk e dija që luante akoma

0

Frank Ribery i është vetëofruar klubit Ceará, por për habinë e presidentit Robinson de Castro, në fakt, nuk e dinte që francezi ishte aktiv dhe mendonte se e kishte mbyllur me futbollin e luajtur. 38-vjeçari luan me Salernitanën por deri më tani nuk është se ka shkëlqyer.

Francezi ka zhvilluar 12 paraqitje në kampionat me Salernitanën që ndodhet në vendin e fundit me 8 pikë në 18 ndeshje. Presidenti i klubit brazilian ka rrëfyer për Central do Mercado: “Ma ofruan Riberinë dje, por nuk e dija që luante akoma. Nuk di çfarë t’ju them për këtë rast”.Surprizë e madhe për presidentin, por jo aq për marrëveshjen. A do të fluturojë Ribery për në Brazil? Kjo ende nuk dihet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu