Nuk është hera e parë/ Kapet shqiptari në France me kanabis, e transportonte nga Spanja

0

Ditën e djeshme shqiptari doli para gjykatës, ku kërkoi shtyrje të vendimit, kërkesë e cila u aprovua.
Një shqiptar është arrestuar në Francë, pasi u kap me 5 kilogram kanabis në makinë si dhe me letra italiane false. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari i arrestuar është 42-vjeç dhe u vu në pranga më 14 korrik. Ditën e djeshme shqiptari doli para gjykatës, ku kërkoi shtyrje të vendimit, kërkesë e cila u aprovua.

Seanca e radhës për shqiptarin u caktua më 17 tetor. Ditën që u kap shqiptari po vinte nga Spanja, ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parë që ai kapej me kanabis. Kjo pasi ai tashmë ishte dënuar tre herë më parë për trafik droge, nga të cilat ishte burgosur dy herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu