“Nuk fitohet duke fjetur”/ Basha reagon pas deklaratës së Ilir Metës: Ai është kartë e djegur

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka ironizuar ditën e sotme kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Basha e quajti Metën “një kartë të djegur” dhe sipas tij është harxhim kohe të merresh me të.

“Nuk merrem më me zotin Meta, as me mashat e tij. Është harxhim kohë për mua, për opozitarët, ne e kemi me zotin Rama dhe zotin Veliaj. Zoti Meta është kartë e djegur”, tha Basha

Kujtojmë se kohët e fundit, Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj Bashës, teksa rasti më i fundit ishte ai në konventën e PL-së ku rikujtoi një lapsus të kreut të PD,

“Nuk fitohet as duke fjetur as duke shumëzuar 7×7=42.”- u shpreh Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu