Nuk gjen paqe pas gabimit me Liverpool, tifozët e Milanit: Me ty edhe në luftë

0

 

Pas humbjes me Liverpoolin, Fikayo Tomori ka dashur të shprehë në rrjetet sociale gjithë keqardhjen për eliminimin nga Champions League dhe të kërkojë falje për gabimin që shënoi kështu përmbysjen e rezultatit: “Jam ende i acaruar me veten dhe i zemëruar për skuadrën”- shkroi mbrojtësi i Milanit në profilin e tij në Instagram.

“Do të mësoj nga ai gabim dhe do të punoj shumë për t’u siguruar që nuk do të ndodhë më. Megjithatë jam shumë krenar që kam shënuar golin tim të parë në Champions League në San Siro për Milanin.” Megjithatë, tifozët i japin një inkurajim të veçantë.

 

 

Në të vërtetë, ata e marrin performancën e tij dhe e vendosin në peshore me atë të Kessie-s, i cili përfundoi edhe një herë në kritikat e tifozëve për një ndeshje të dobët.

“Ngrihu Fikayo Tomori. Ti je një mbrojtës i jashtëzakonshëm”, shkruan një tifoz. “Gabimet e Tomorit në një vit kalendarik te Milani numërohen me gishtat e njërës dorë. Gjithsesi me të do të shkoja në luftë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu