Nuk i mjaftojnë kurrë, Jennifer Lopez nuk ndahet nga ky aksesor

0

Jennifer Lopez ka një dashuri të çmendur për gotat e saj të personalizuara që e shoqërojnë ngado. Ndoshta ju shkon mendja të gota me foto apo shkrime, por në të vërtetë, bëhet fjalë për kristale të ndritshme që të verbojnë sytë.

Në një intervistë për “People” Jen zbuloi se në fakt, e ka humbur numërimin e saktë të gotave. Ndryshe nga intervistat e zakonshme, Jennifer luajti rolin e intervistues duke i bërë vetes pyetjen e rëndësishme, për të cilën janë kuriozë të gjithë: “Sa gota të zbukuruara ke?”. Lopez përgjigjet: “Um, nuk besoj se do ta dish”.

Jo, ti nuk e di. Ke kaq shumë sa në të vërtetë nuk e di. Është disi e sëmurë dhe patetike”, vazhdoi Jennifer me rolin e saj.

Ylli i muzikës e ka bërë të ditur prej kohësh këtë fiksim të sajin, të cilin shpesh herë e lidh me projekte të veçanta për të. Gjatë “Super Bowl”, ajo shfaqi një koleksion të tërë gotash të dekoruara me kristale Swarowski.

Madje, përpara ndarjes me Alex Rodriguez, ajo i kishte dhuruar edhe atij një të tillë. Ku i dihet, ndoshta edhe Ben do të marrë së shpejti një gotë verbuese të personalizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu