Nuk i ndaloi policisë dhe u fut me të kuqe, gjobitet me mbi 20 mijë euro motoçiklisti në Greqi

0

GREQI – Një motoçiklist është gjobitur me mbi 20 mijë euro në Greqi pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Mediat vendase shkruajnë se mbrëmjen e së mërkurës ai u pikas në zonën e Vouliagmenit , kur efektivët e Policisë Rrugore që po kryenin kontrollet e automjeteve, kanë parë motoçikletën pa targa dhe kanë dashur ta kontrollojnë.

Drejtuesi i makinës nuk është bindur dhe është larguar me vrap, duke kryer një sërë shkeljesh rrugore , konkretisht 12 shkelje të dritës së kuqe të semaforit, shpejtësi, manovra të rrezikshme dhe kthim mbrapa. Më në fund ai u lokalizua mesditën e së enjtes në zonën e Megarës, ku u arrestua nga efektivë të policisë së grupit “DIAS”. Pas arrestimit, drejtuesi i mjetit është dënuar me gjobë gjithsej me 21 mijë e 140 euro gjobë dhe 150 pikë dënimi në sistemin e pikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu