Administrata e Bidenit është ende e shqetësuar se Kina po shqyrton t’i përgjigjet kërkesës së Rusisë për pajisje ushtarake, tha në një konferencë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
“Ne kemi këtë shqetësim. Presidenti detajoi se cilat do të ishin implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas. Dhe kjo është diçka që ne do të shikojmë dhe bota do të shikojë, “tha Psaki.