‘Nuk ishte faji yt’, postimi i fundit i Shakirës ndez rrjetin

0

SHBA-Këngëtarja Shakira ka postuar një mesazh enigmatik në Instagram ku thotë “Nuk ishte faji yt”. Artistja kolumbiane nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë dhe tashmë ndjekësit kanë filluar duke ngritur pyetjet.

“A do të jetë titulli i një kënge të re?” apo “A është një tjetër mesazh për ish bashkëshortin?”.

Ndërsa nga ana profesionale, ajo po triumfon në mbarë botën me këngën e saj më të fundit, “Të përgëzoj”, që ka thyer edhe shifrat muzikore dhe nominimet në Billboard. Të gjithë e kanë cilësuar këtë këngë si mesazh për futbollistin e Barcelonës.

Ajo që dihet është se artistja është ende në mosmarrëveshje me Pike për kujdestarinë e dy fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu