Një parashutist 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi parashuta e tij nuk arriti të hapej gjatë një konkursi në Australi.
Burri i cili ishte një shtetas i huaj, po kryente një kërcim solo me ‘wingsuit’ në Jurien Bay në veri të Perth.
Ky incident tronditës ndodhi të dielën, më 14 mars gjatë Konkursit Virtual Kombëtar të Skydiving.
Parashuta e tij thuhet se nuk u hap si duhet gjatë procesit.
Si rrjedhojë, ekipet e urgjencës nxituan për ta ndihmuar, por parashutisti vdiq në vendin e ngjarjes.
Bashkëpronarja e Skydive Jurien Bay tha :“Kjo është një ditë e tmerrshme për komunitetin e parashutave.”
“Ne kurrë nuk kemi pasur një fatalitet të tillë në 10 vitet që kemi operuar biznesin këtu në Gjirin e Jurien, ose në operacionet e mëparshme me parashutë.”