Pse këtë javë duhet të përgatiteni për të parë më shumë ëndrra se zakonisht

0

E shtuna, 13 mars, shënon Hënën e fundit të Re të dimrit dhe ajo do të arrijë në shenjën e Peshqve. Ky kombinim do e bëjë fundjavën tuaj fantastike!

Hëna e Re në shenjën e Peshqve dëshiron që ju të ëndërroni

Kjo mund të jetë fjalë për fjalë ose në mënyrë figurative. Nga njëra anë, njerëzit e Peshqve kanë imagjinatë shumë të madhe. Ata priren të jenë mendimtarë dhe meditues, shpirtra të vjetër dhe të urtë që lumturisht hulumtojnë të kaluarën dhe nënvetëdijen e tyre. Kjo fazë hënore është gjithmonë një kohë e mirë për të reflektuar në të ardhmen e afërt – dhe në të gjithë potencialin që keni brenda vetes për ta formësuar atë. Gjasat janë që gjatë kësaj kohe të ndiheni më energjikë për të përmbushur qëllimet tuaja. Shfrytëzojeni këtë energji!

Ëndrrat që do shihni gjatë kësaj periudhe mund t’ju zhysin në një botë tjetër, fantazi që do duken shumë të gjalla, por… Mos harroni realitetin!

Mbani mend se, ndërsa duket bukur të fluturosh në ëndrra, jeta e përditshme do të ketë nevojë për ju po aq sa gjithmonë. Gjatë kësaj faze, është shumë e lehtë të humbisni në imagjinatën e nënvetëdijes suaj. Ju mund të rrezikoni të dorëzoni disa detyra me vonesë apo të mos përqendroheni plotësisht në punët tuaja.

Që kjo të mos ndodhë, duhet të mbështeteni në energjinë empatike të Peshqve dhe t’i trajtoni ndjenjat tuaja me aq butësi sa do trajtonit ndjenjat e dikujt tjetër. Merreni lehtë dhe mos e lini veten të humbasë, por as mos e ndëshkoni. Askujt s’i bën keq të ëndërrojë pak!

Nëse gjeni balancën e duhur mes këtyre te dyjave, një fundjavë interesante dhe shumë e gjallë ju pret!

Burimi: In Style

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu