Nuk janë të mirat materiale, ja çfarë kanë më shumë njerëzit e lumtur

0

Njerëzit më të lumtur nuk janë ata që zotërojnë të mira materiale, por ata që kanë pasur më shumë eksperienca. Kjo do të thotë që nuk duhet të shpenzojmë gjithë paratë tona për t’i lejuar vetes modelin më të fundit të celularit apo dhe makinës.

Gjithmonë kemi menduar se të mirat materiale do të ishin rruga drejt lumturisë, por sipas shkencës, ajo çfarë na garanton një lumturi që zgjat në kohë janë eksperiencat, udhëtimet, aktivitetet në ajër të pastër, aftësitë e reja, ekspozitat për t’u vizituar.

“Një nga armiqtë e lumturisë është përshtatja “,- shpjegon doktor Thomas Gilovich, profesor psikologjie në Cornell University, që prej vitesh studion ndërlidhjen mes parave dhe lumturisë. “Blejmë objekte, gjëra, për t’u ndier të lumtur. Edhe ndihemi, por për pak kohë. Gjërat e reja janë eksituese vetëm në fillim, por më pas mësohemi me to”.

Celulari i ri është përballë nesh, do të jetë më e lehtë të ambientohemi me qënësinë e tij. Por dalëngadalë, do të jetë një send i dorës së dytë në jetën tonë. Udhëtimet, eksperiencat, përkundrazi do të jenë pjesë e identitetit tonë. Mendohuni, çfarë ka pasur ndikim më të madh tek ju, video game-at në fëmijëri apo pushimet me prindërit në bregdet? Ju e dini përgjigjen. Ka qenë udhëtimi, me gjithë episodet që ende ju bëjnë për të qeshur ju dhe vëllezërit tuaj kur i sillni ndërmend ato kujtime.

“Eksperiencat tona janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, shumë më shumë se të mirat materiale”, konfirmon Gilovich në studimin e tij “A Wonderful Life: Experiential Consumption and the Pursuit of Happiness”.

“Gjërat materiale edhe mund t’ju pëlqejnë shumë. Mund të arrini edhe të besoni që një pjesë e identitetit tuaj lidhet me këto të mira, por në realitet mbeten përherë të ndara nga ju. Në të vërtetë janë eksperiencat ato që janë pjesë e jona. Jemi shuma e eksperiencave tona”.

Qëniet njerëzore janë krijesa sociale më domethënëse dhe kontribuojnë maksimalisht në lumturonë tonë.

Gilovich vazhdon: “Të investosh tek eksperiencat, garanton një ndjesi shpërblimi më jetëgjatë sepse na lidh me të tjerët më lehtësisht, në mënyrë më të thellë “. Eksperiencat tona na bëjnë ata që jemi, na lidhin me të tjerat, duke na dhuruar një lumturi të pamatë. Kështu që, çfarë prisni? Merrni kursimet që keni vendosur mënjanë për divanin e ri dhe prenotoni një udhëtim për në Tailandë, regjistrohuni në një kurs kuzhine, vizitoni Galerinë e Arteve a Muzeun Kombëtar. Ju garantojmë që do të jeni më të lumtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu