“Nuk japim drejtësi për shumë shqiptarë. Nuk korrigjojmë dot gafat e drejtësisë. Sot kemi humbur një gjyq në Apel, ku i kërkohet shtetit të paguaj 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara 8 vjetësh në një rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur dhe ku shoferi me bashkë shoferen kanë pasur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë dhe rrezikut për jetën. Janë të panumërt shqiptarët që presin Apelin për vite të tëra. Janë flagrante rastet u presim apelin e apelit me vite. Ky vendim u mor me shpejtësi të rrufeshme. Shteti u godit me 500 mijë euro. As për shtetin nuk i korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë në sallat e gjyqeve. Por ama ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë për Shqipërinë 2030. Të udhëheqim me forcën e shembullit,. Të jemi mburojë e pathyeshme për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë duke filluar nga SPAK, që do e mbështesim pa asnjë ekuivok”, tha Rama.

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhje me kandidatët socialistë për zgjedhjet, ka pranuar se qeveria e drejtuar nga ai, ka humbur një tjetër gjyq ndaj një pale tjetër që kërkon dëmshpërblim.

Më tej kryeministri solli rastin e një gjyqi në Apel ditën e sotme ku shteti shqiptar ka humbur 500 mijën euro për një aksident që ka ndodhur 8 vite më parë, por që nuk ka patur viktima.

Ndërsa po ashtu Rama shtoi se nga ana tjetër janë të panumërt shqiptarët që presin drejtësi në Apel prej vitesh.