“Nuk jemi mërzitur, u kënaqëm”, Stresi reagon pas daljes nga burgu

0

Reperi Stresi reagoi pas daljes nga burgu ditën e sotme. Në “Instagram”, muzikanti i njohur shqiptar falenderoi të gjithë fansat për mesazhet inkurajuese. Në lidhje me qëndrimin në burg, ai u shpreh se nuk ishte mërzitur aspak, përkundrazi ishte kënaqur.

Në fund të mesazhit, ai përshëndet të gjithë ndjekësit e tij me foton e dy gishtave të ngritura lart, simbol i Partisë Demokratike.

“Bad boys for life! We are back! Kështu që shifemi shumë shpejt. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mesazhet e panumërta, për mbështetjen që më keni dhënë. Nuk ishte asnjë gjë, ishte shaka. Si gjithmonë, ju përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur. Jam me Tomasin, kështu që shifemi shumë shpejt”, shprehet Stresi.

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi” u arrestua për pjesëmarrje në protestën e 8 janarit së bashku me 33 persona të tjerë. Gjykata e Tiranës vendosi sot të lironte të gjithë të arrestuarit, ndërsa për 5 prej tyre vendosi detyrim paraqitjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu