Nuk joshet nga miliardat e Sheikut/ Ky është trajneri që refuzoi drejtimin e Newcastle

0

E kush do ta refuzonte jackpot-in?! Ja pra që ka nga ata që nuk i bën përshtypje arka plot e klubit.

Trajneri që refuzoi miliardat e Sheikut, për drejtimin e Newcastle është Eric ten Haag.

Trajneri holandez i Ajaxit ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke deklaruar besnikëri për skuadrën nga Amsterdami.

Ai tha se beson te projekti që ka nisur me Ajaxin dhe për këtë arsye rinovoi edhe kontratën, të cilën ka ndërmend ta respektojë deri në fund.

“Kur firmosa rinovimin me Ajaxin, isha i bindur se kam të bëj me një projekt interesant, që mund ta zhvillojmë e t’u hapim punë skuadrave më të mira të Europës. Vijoj të punoj në këtë drejtim dhe nuk më shqetësojnë aspak zërat e merkatos”, u shpreh Ten Haag


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu