Nuk ka diskutime në derbin e Manchester, City lyen përsëri qytetin blu me fitore bindëse

0

Manchester City triumfon në derbi dhe mbron kreun e renditjes në Premier League. Një luftë në distancë me Liverpool, me Qytetarët që nuk dorëzohen në luftën për titull, teksa fituan 4-1 ndaj United.

Tri pikë dhe 4 gola, meritë totale për skuadrën që kryeson renditjen e Premier League. De Bryune kaloi në avantazh skuadrën e tij pas 5 minutash, por “djajtë e kuq” goditën me anë të Sancho me një kundërsulm të shpejtë.

Megjithatë, De Bryjn ktheu përsëri në epërsi ekipin e tij që në pjesën e parë, pas një aksioni të gjatë ku skuadra e Rangnik nuk arriti të largonte topin nga zona. Në pjesën e dytë, e kishte radhën Mahrez të gjente dy herë rrjetën, për të vulosur këtë duel dhe për të siguruar që Manchester City do të vazhdonte të ishte në kryesimin.