Nuk ka firmosur dhe rinovuar kontratën, francezët e PSG-së sytë te Dembélé…

0
BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 22: Ousmane Dembele of FC Barcelona during the La Liga match between FC Barcelona and RC Celta de Vigo at Camp Nou on December 22, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Paris SG është një nga klubet që monitoron evoluimin e situatës së Ousmane Dembélé te Barcelona. Prej muajsh, klubi kryeqytetas francez ka vëzhguar merkaton për të gjetur një “pasardhës” të mundshëm të Kylian Mbappe, në rast se ai nuk arrin objektivat e tij për zgjatjen e kontratës që i përfundon në qershor.

Nga profili i tij, nga situata e tij e favorshme kontraktuale, sulmuesi anësor i Barçës (24 vjeç) nuk është i vetmi sulmues i ndjekur nga afër, por interesi i drejtuesve parizienë shkon më tutje.

Disa vite më parë, presidenti Nasser al-Khelaïfi, madje takoi ish-futbollistin e Rennais-in përpara se ai të zgjidhte dhe të shkonte jashtë vendit. Kohët e fundit, Thomas Tuchel, i cili e kishte nën urdhrat e tij te Dortmund dhe ruan një dashuri të vërtetë për të, ishte përpjekur ta bindte atë të bashkohej me PSG-në, veçanërisht kur Neymar donte të kthehej te Barcelona, në verën e vitit 2019. Por kampioni i botës për vitin 2018 refuzoi të shërbente si “masë pazari”.

Javët e fundit ka pasur kontakte joformale mes dy palëve. Dembélé po mendon për të ardhmen e tij dhe Parisi është një nga opsionet, edhe nëse ëndrra e tij ka qenë gjithmonë me fanellën e Barçës. Brenda klubit të kryeqytetit, rekrutimi i tij i mundshëm nuk është unanim, dëmtimet e tij të përsëritura, kanë shkaktuar disa rezerva. Por ai ka mbështetës dhe gjithashtu argumente të forta, duke filluar nga mosha e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu