“Nuk ka ‘tokë e zanun’!”/ Rama me tjetër ultimatum, paralajmëron bizneset: Hiqini trarët, do ketë penalitete

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj ndërtuesve dhe pronarëve të bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike përreth pallateve, duke vendosur trarë parkimi apo tenda pa leje. Në një lidhje direkte në rrjetet sociale, ai tha se këto veprime janë të paligjshme dhe paralajmëroi ndjekje penale për ata që nuk i heqin vetë.

“Ndërtuesit dhe bashkë me ata që kanë lokalet në këto pallate, e kanë trajtuar pronën përreth si pronë private, ajo nuk mund të jetë pronë private. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe hapësirën mes pallatit më shumë të drejta sesa secili prej banorëve që janë në pallate. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga traret për tu marrë para për parkim banorëve. Nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësire ku nuk ka leje.

Nuk mund të vendosësh tra për të marrë lekë dhe për të lejuar banorët aty që të paguajnë për të qenë zotër të vendit vet. U bëj thirrje të gjithëve te heqin trarët vet dhe atyre që kanë vënë tenda për t’i hapur rrugë pirjes së duhanit në lokale. Jo vetëm që do çmontohen por do përballen me ndjekje penale për zaptim dhe shkatërrim të pronës private”-tha Rama.