‘Nuk kam nerva të zihem me njerëz për 200 mijë euro’/Edona e lodhur nga atmosfera në Big Brother

0

Edona James duket se është e lodhur nga banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 2. Ajo në një bisedë me Albyn thotë se nuk mundet më të durojë askënd, pasi secili po i duket falso.

Gjatë bisedës, transgjinorja theksoi se e di arsyen që kanë hyrë brenda, pasi nuk kanë asgjë jashtë këtij reality shou.
Nuk po mundem më të duroj askënd, njerëzit, njëri më falso se tjetri, nuk po kam nerva më të merrem me ta. Më janë prishur nervat. Po flasin palidhje, nuk kam nerva më. Po e kuptoj tani përse janë këtu, nuk kanë asgjë jashtë”, u shpreh ajo. Biondja tutje tha: “S’kam nerva m’u përla me njerëz për 200 mijë euro, me u rrah me njerëzit, nuk janë jashtë asgjë për atë bëjnë gjithçka për atë çmim. Këta t’i nxjerrin sytë”.
Edona është shprehur në këtë mënyrë disa herë, pasi edhe në një format në Gjermani nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se katër ditë.
Sidoqoftë, ajo pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu