TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Kreun e SPAK, teksa ky i fundit po lexonte pyetjet. Berisha ka ndërhyrë dhe i ka thënë që të lexoj të plota pyetjet.
Berisha: Lexoji të gjitha, të plota dhe përgjigju! Cila është pyetja, një për një, të lexohet dhe jo kështu. Lexohet njëherë pyetja e plotë dhe pastaj jepet përgjigja, nuk mund të bëhet kështu dhe hajt….
Ndërkohë, Kryeparlamentari Niko Peleshi i kërkoi që të mos ndërhynte, por Berisha këmbënguli që të lexoheshin pyetjet sipas radhës dhe të jepeshin përgjigje konkrete.
Dumani: Jo, s’ka të bëjë fare, nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, i bëj ball sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i SPAK dhe të shërbej.





