‘Nuk mund të jetë partner i rëndësishëm i joni’, Escobar reagon pas protestës së Berishës: E dënojmë…

0

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD-së është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shymë të angazhuar në rajon, edhe për çështjet ekonomike”, thotë mes të tjerave Escobar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu