“Nuk mund të pajtohemi për çdo gjë” Kurti i vendosur: SHBA-në e respektoj, por më ka zgjedhur populli e duhet t’i dal për zot!

0

KOSOVË- “Këtij populli unë duhet t’i dal Zot sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai ka thënë se nuk është normale që ai të bjerë dakord me gjithçka që i kërkohet nga ambasadorët.

“Ka dy vjet që bashkëpunoj me ambasadorët e QUINT-it, atë të BE-së dhe atë amerikan. Nuk pajtohemi çdo herë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohemi për gjithçka”, ka theksuar Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu