Nuk pranonte të vizitonte pacientët, procedohet mjeku në Sarandë

0

Një mjek në spitalin e Sarandës është proceduar penalisht pasi nuk pranonte të vizitonte pacientët. Sipas njoftimit të policisë,  mjeku A. J është proceduar pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën .

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 46 vjeç, me detyrë mjek në spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer vizita shëndetësore për disa qytetarë, në këtë spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu