FIER- ‘Ça u bë u bë’- është shprehur para togave të zeza, autori i vrasjes së Qemal Muhametajt. Këtë e bëri të ditur vetë avokati i autorit, Armir Filja i cili deklaroi para gazetarëve se Mariglen Muhametaj nuk shfaqi shenja pendese dhe as lot.
Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg” për 37-vjeçarrin Mariglen Muhametaj. Ky i fundit vrau për vdekje të atin e tij Qemal Muhametaj, të enjten e shkuar duke e goditur me sende të forta, vetëm sepse viktima i kishte kërkuar të gjente punë.