“Nuk shkoj në seancën e radhës në gjykatë”/ Kryemadhi: Nuk kemi pasuri për të ndarë! E vetmja gjë që ndaj me Metën janë kujtimet

0

TIRANË – Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte në lidhje me divorcin me presidentin e PL-së, Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi i tha që nuk do të marrë pjesë në seancën e radhës në gjykatë, ndërsa u pyet më tej për detajet e ndarjes së pasurisë.

Kryemadhi u shpreh se mes tyre nuk ka asgjë për të ndarë përveç kujtimeve. Sipas saj, pasuria më e madhe e Metës janë emri dhe familja e tij.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ju thatë që nuk do të shkoni në seancën e ardhshme të divorcit me Ilir Metën.

Monika Kryemadhi: Jo.

Blendi Fevziu: Do të ndaheni me mirëkuptim? Ka gjë për të ndarë mes jush?

Monika Kryemadhi: Nuk ka asgjë për të ndarë mes nesh. E vetmja gjë që muns të ndajmë mes nesh janë kujtimet.

Blendi Fevziu: Vetëm kujtimet?

Monika Kryemadhi: Nuk ka asgjë për të ndarë.

Blendi Fevziu: Asgjë materiale?

Monika Kryemadhi: Asgjë materiale. Pavarësisht gjuhës së urrejtjes që është përdorur ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij, sigurisht në rrjete sociale në mënyrë sistematike, qoftë nga Partia Socialiste apo qoftë Partia Demokratike njëherë e një kohë, sigurisht që ka krijuar mentaltiete të ndryshme rreth Ilir Metës. Di të them që pasurinë më të madhe që Ilir Meta ka pasur dhe ka, ka qenë emri i tij dhe familja e tij.