Ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami është shoqëruar për në komisariato pasi po lëvizte në rrugët e kryeqytetit pa mbajtur maskën që është kthyer në vendim me detyrim për të gjithë qytetarët.
Islami është shoqëruar për në komisariatin nr.2 pasi nuk pranoi të tregonte mjetin e identifikimit dhe të gjobitej me tre mijë lekë.