Plot 4 000 shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës gjatë 24 orëve të fundit.
Fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, të cilët e shfrytëzojne më pas rrugën për kalimin drejt Greqisë është i madh.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë dalë 2 310 shtetas.
Shqiptarët vijojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi.