Zbulon numrat me shumë dhe më pak fat për muajin mars

0

Ndonëse na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i muajit mars, numerologu Jofiel Koço ka zbuluar sot numrat më me fat gjatë kësaj periudhe.

“Dy numra janë aktiv dhe pozitiv, e para se shenja e peshkut është e 12 e zodiakut dhe shenja e tretë në kalendarin romak. Kështu 12 dhe 3 për personat që lindin në këto data do të kenë pozitivitet më të lartë se të tjerët. Në këto data është mirë të merren vendime të rëndësishme, takime të rëndësishme”.

Në një lidhje me Skype ai ka treguar edhe dy numrat më pak fatsjellës për muajin e ardhshëm.

“Numrat që nuk janë jo fatsjellës do vendosja 31 dhe 13. Mendoj që në krahasim me të tjerët për muajin mars janë më agresiv. Ideja është që 13 prodhon shumë iluzion dhe në shenjën e Peshkut të prodhosh iluzion është shumë e rrezikshme. Po edhe 31 prej natyrës së vetë është pak pasiv si numër dhe duhet të ketë kujdes se ka të njëjta karakteristika disi më të zbutura se numri 13. Domethënë i shikon gjërat me naivitet dhe është pak pasiv në vendimmarrje. Kjo krijon çik humbje të rasteve të shanseve në jetën e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu