Nusja e djalit denoncon në polici vjehrrin për për*dhunim

0

Policia e Korçës ka nisur verifikimet pas denoncimit të një 30-vjeçareje se vjehrri i saj e ka përdhunuar.

E reja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kallëzuar se 2 muaj më parë vjehrri ka abuzuar seksualisht me të.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit.