Nxënësi godet me karrige mësuesen, përfundon me plagë në spital

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese.

Kjo e fundit mësohet se ka marrë dëmtime në krah dhe është dërguar për mjekim në spital.

Sakaq nxënësi është shoqëruar në policinë e Lezhës, ku pritet që të merret në pyetje.

Pas ngjarjes së rëndë, mësuesit e tjerë të kësaj shkolle, kanë bojkotuar mësimin.

Mes nxënësit dhe mësueses mësohet se ka pasur një debat por nuk dihen arsyet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu