Nxënësit hidhen në protestë dhe bojkotojnë mësimin në Elbasan (Foto)

0

Hidhen në protestë nxënësit dhe prindërit e shkollës në Bradashesh.

Sot, kur ishte paralajmëruar dita e fillimit të mësimit për të gjithë shkollat, nxënësit e shkollës në Bradashesh kanë refuzuar të futen në mësim. Madje ata kanë organizuar një protestë para saj.

Shkak për refuzimin e nisjes së mësimit është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë. “S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga slloganet që mbante në dorë një nxënëse.

Nxënësit dhe prindërit kanë bërë të ditur se nuk do ta nisin mësimin deri në plotësimin e kushteve.

Siç shihet edhe nga fotot, asnjë nxënës nuk ka pranuar të futet në mësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu